Ministri i Sportit në Itali, Viçenco Spadafora, ka thënë se kampionati në Itali do të vazhdojë të luhet, por nuk është e sigurt nëse do prek edhe fundin. Sipas tij, Federata duhet të ketë edhe një plan B ose C, në mënyrë që të përballen me çdo situatë që mund të ndodhë në të ardhmen.
“Mund të mbyllet kampionati me sukses? Mund të luhet, por nuk e di nëse do e mbyllim me sukses. Është një situatë ndryshe, Seria A gjithashtu duhet të ketë edhe një plan B apo C për të ardhmen. Të premten ne do të publikojmë një protokoll akoma më të rreptë për aktivitetet sportive, në veçanti për distancimin fizik dhe përdorimin e maskës.”, u shpreh Spadafora.