Futbollisti gjerman Mesut Ozil mbërriti te Arsenali 7 vite më parë nga rradhët e Realit të Madridit. Turku me pasaportë gjermane erdhi si një përforcim i madh për skuadrën londineze, duke u bërë njëherit edhe futbollisti më i paguar tek ‘topçinjtë’.
Fillimi ishte i mbarë për të, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për dy vitet e fundit gati.
Mesfushori 32-vjeçar nuk ka luajtur për Arsenalin për muaj me radhë, ndërsa kjo gjë pritet të vazhdojë edhe më tej.
Ozil me Arsenalin ka kontratë deri në fund të sezonit, me ç’rast drejtuesit e skuadrës londineze dëshironin ta shisninin atë, por një gjë të tillë nuk pranoi vetë Ozil. Kjo acarroi marrdhëniet mes të dyja palëve, ndërsa me vendimin e fundit të Arsenalit, për të hequr Ozilin nga lista e futbollistëve që luajnë në ndeshjet e Premierligës, ‘topçinjtë’ po e ndëshkojnë ish reprezentuesin gjerman, duke i dhënë edhe një goditje tjetër tepër të rëndë.
Tashmë e vetmja mundësi e mbetur për Ozil është të luajë në Liga Kupën e Anglisë, apo edhe në kuadrë të FSA Kupës.