Dy skuadrat gjigande europiane, Juventusi dhe Real Madridi kanë gati një shkëmbim spektakolar. Siç raporton “Don Balon”, Juventus dhe Real Madrid janë duke shikuar mundësinë e shkëmbimit mes Paulo Dybalas dhe Iskos.
Dybala nuk po përshtatet me skemën e Pirlos dhe dëshiron largimin nga Juventusi, ndërsa interesim për të ka shfaqur Reali i Madridit.
Në anën tjetër Isko nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe “mbretërit” janë të gatshëm ta përfshijnë atë në operacionin për Dybalan.
Spanjolli pëlqehet shumë nga Pirlo dhe 41-vjeçari i ka dhënë dritën jeshile Anjellit që të nisin bisedimet.
Përveç Iskos, Juventus pritet të përfitojë edhe 50 milionë euro, pasiqë vlera e Dybalas në treg është rreth 80 milionë euro, ndërsa ajo e spanjollit rreth 30 milionë euro.