E përditshmja italiane “Il Messaggero”, raporton se sulmuesin boshnjak, Edin Xheko në janar do të largohet nga Roma.
Boshnjaku ishte shumë pranë transferimit te Juventusi, mirëpo në fund transferimi nuk u realizua.
Megjithatë Xheko do të largohet nga “Olimpiko” në janar, mirëpo ekipi i tij i rradhës nuk do të jetë Juventusi, por Interi.
Sipas “Il Messaggero”, Xheko ka arritur marrëveshje personale me Interin, ndërsa “zikaltërit” pritet të paguajnë një shifër simbolike për transferimin e tij.