Arbëria e Sunaj Hasan rikthehet te fitorja, Llapi asesi të fitojë!

Janë mbyllur dy takimet e para të javës së 7-të në elitën e futbollit kosovar, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Arbërisë, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan shumë shpejtë ka harruar disfatën nga Ballkani në fundjavë, teksa sot su mysafir në stadiumin “Bajram Aliu”, me rezultat 1:0 mundi Drenicën.

Fituesi i kësaj ndeshje u vendos nga një autogol i Genc Hamitit që në minutën e tetë të ndeshjes. Hasan edhe në këtë ndeshje luajti titullarë, ndërsa në minutën e 10-të kishte rast ideal për të shënuar golin e tretë sezonal.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Pejë, Besa dhe Llapi barazuan me shifrat 2:2.  Skuadra nga Podujeva e Tahir Batatinës ishte shumë afër për të realizuar fitoren e parë në edicionin e ri, mirëpo edhe përkundër avantazhit të dyfishtë që kishte (0:2), në fund duheshe të pajtohet me vetëm një pikë.

Llapi krijoi epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë me golat e realizuar nga Hoti dhe Ramadani, ndërsa Besa ia doli t’i barazonte shifrat me golat re realizuara në minutat 73’ dhe 90+.

Engjëll Hoti (19’) dhe Arbnor Ramadani (30’) ishin autorët e golave për Llapin në këtë ndeshje, që dështoi të ruajë këtë epërsi fare në fundin e takimit.

Vendasit e Besës fillimisht në minutën e 73-të përmes Visar Haxhijaj ngushtuan epërsinë e mysafirëve, ndërkohë golin e barazimit e realizuan në minutën e 97-të.

Pas shtatë xhirove, Arbëria e Sunaj Hasan sërish pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, kurse Llapi në vendin e fundit, me vetëm 2 pikë të tubuara. Kujtojmë renditjen tabelare e kryeson Ballkani që në 6 xhiro ka tubuar 16 pikë.

Leave a Reply