Umit Karan, dy ndeshje, dy fitore pa gol të pranuar në krye të FC Shkupit

FC Shkupi ka shënuar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e strategut turk, Umit Karan, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 3:0 ndaj Borecit, të përzgjedhurit e strategut turk të dielën shënuan një fitore shumë me vlera në transfertën ndaj Akademia Pandev (0:1), duke vazhduar në këtë mënyrë garën me Shkëndijën për pozitën e parë.

Dy ndeshje, dy fitore, mbi të gjitha pa gol të pranuar, një nisje shumë e mbarë për Umit Karan, i cili te FC Shkupi ka ardhur me synim titullin e kampionit.

Leave a Reply