Një gafë qesharake është regjistruar në elitën e futbollit francez. “Viktima” ishte portieri i Sent Etien, Xhesi Mulin, i cili i dhuroi një gol skuadrës së Nicës, në disfatën 1:3 të skuadrës së tij.
Ishte minuta e 30-të, kur gardiani 34-vjeçar katranosi gjithçka, duke mos kontrolluar një top jo shumë të komplikuar, teksa përfitoi aty Guiri, i cili në ato momente shënoi për 0:2.
Gafa e tij është bërë “hit” në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar kritikat nga tifozët e Sent Etien. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: