Juventusi testin e rradhës do ta ketë në kuadër të Ligës së Kampionëve, kompeticion ky që starton në mesjavë me ndeshjet e xhiros së parë.
Skuadra kampione e Italisë që bënë pjesë në grupin “G” ndeshjen hapëse do ta zhvillojë në transfertën në Kiev kundër Dinamo Kievit, transmeton “infOSport.mk”.
Trajneri Andrea Pirlo për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e hyllit kryesor të skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me “Covid 19”.
Ndërkohë sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, tek të cilët mund të llogarisë për ndeshjen e së martës (20.10), “infOSport.mk”, më poshtë ju sjellë listën e 23-të futbollistëve juventin që do të udhëtojnë drejt kryeqendrës ukrainase.
JUVENTUS |
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon |
Mbrojtës: Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Frabotta |
Mesfushorë: Arthur, Ramsey, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski |
Sulmues: Morata, Dybala |