Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë me 23 tetor do të jetë mysafire e Francës në Orlean, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.
Për përfaqësuesen tonë të femrave kjo do të jetë ndeshja e 7 në këto eliminatore. Përfaqësuesja e seleksionuesit Kiril Izov regjistroi fitore kundër Kazakistanit, ndërsa pësoi 5 disfata nga Serbia, Austria dhe Franca së fundmi në arenën “Todor Proeski”.
Për shkak të kufizimeve për “Covid 19” për kthim në Finlandë dhe Spanjë, seleksionuesi i përfaqësueses, Kiril Izov për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gentiana Roçit nga skuadra e KUPS (Finlandë) dhe Natasha Andanova nga skuadra e spanjolle e Levantes.
Deri në fund të eliminatoreve, përfaqësuesja jonë e femrave përveç ndeshjes me Francën me 23 tetor do të luaj edhe kundër Kazakistanit si mysafire.
Kiril Izov do të fillojë përgatitjet me këto futbolliste: |
Portierë: Pançurova Viktoria (KFF Tiveria), Lekoska Magdalena (Istatov), Kolevska Verica (Despina); |
Mbrojtje: Veleska Daniela (Despina), Julia Zhiviq (Luboten), Maja Angelovska (NK Krim, Slloveni), Nikollovska Pavlinka (Kamenica Sasa), Kolorovska Sara (Skopje 2014), Pollozhani Sindis (AS Junajted), Bosheska Ane (Tiveria), Josheska Hristina (Kamenica Sasa); |
Mesfusha: Dervishi Rabija (Kamenica Sasa), Ristovska Aleksandra (Tiveria), Trajkovska Romana (Rapresvil, Zvicër), Mileska Katerina (Despina), Mustafa Hava (Shkëndija), Shemsoviq Elma (Skopje 2014), Maksuti Yllza (AS Junajted), Çubrinovska Jana (Despina); |
Sulmi: Naceva Marjana (Kamenica Sasa), Dimoska Teodora (Tiveria), Afrodita Salihi (Skopje 2014); |