Skuadra e Interit ka marrë një lajm shumë të mirë këtë mëngjes, teksa mbrojtësi Alesandro Bastoni edhe në testin e dytë me rradhë për “Covid 19” ka rezultuar negativ.
Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë futbollisti përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, duke pohuar se është gati për tu bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.
Është ky pa dyshim një lajm i mirë për “zikaltërit”, që të mërkurën do të zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Borusia Menhengladbah.