Sipas “Manchester Evening News”, Edinson Kavani dhe Hari Maguire nuk kanë udhëtuar me ekipin e Mançester Junajtedit për në Francë, aty ku nesër mbrëma do të përballen me ekipin e Paris Sen Zhermen, në kuadër të xhiros së parë të grupit “H”.
Raportohet se Kavani nuk ka udhëtuar për arsye se ka qenë në vetë-izolim deri ditën e djeshme, ndërkohë nuk janë dhënë detaje rreth mungesës së Maguire.
Mbetet të shihet nëse trajneri Ole Gunar Solskjaer do të vendosë për debutimin e dy transfereve të reja, atë të Pellistrit dhe Telles.
Mançester Junajtedi përveç me PSZH-në është në grup të njëjtë edhe me skuadrën gjermane të Lajpcigut dhe kampionët e Turqisë të Istanbul Bashakshehir.