Gonzalo Higuain nuk është duke kaluar aspak një periudhë të mirë në MLS ligën amerikane. Ylli argjentinas javë më parë iu bashkua skuadrës së Inter Majami nga rradhët e Juventusit, ndërsa debutimi i tij doli të jetë skandaloz.
Argjentinasi humbi një penalti, e më pas edhe u përlesh me futbollistët kundërshtarë të Filadelfia Union, që në fund kishte shënuar fitore 3:0.
Inter Majmi përsëri ka pësuar humbje, kësaj radhe në udhëtim te Montreal Impact.
Higuain pas përfundimit të ndeshjes është konfrontuar me arbitrin kryesor duke u ankuar për disa raste.
Gjithsesi replikat e ashpërta të tij kanë bërë që kryesori ta ndëshkoj me karton të kuq yllin argjentinas.
Arbitri Tim Ford e ndëshkoi Higuainin për gjuhë ofenduese, fyese dhe abuzuese, raporton faqja zyrtare e MLS-së.
Kështu Higuain do të humbas ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Orlando Sitit.
Që kur iu bashkua Inter Majamit më 18 shtator, Higuain ka zhvilluar 6-të ndeshje duke shënuar vetëm një gol, edhe atë ndeshjen kundër Nju Jork Red Bull, në të cilën ndeshje skuadra e tij kishte shënuar fitore 2:1.