FC Shkupi ka regjistruar edhe fitoren e 6-të sezonale, duke vazhduar kështu luftën me Shkëndijën për pozitën e parë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi në kuadër të javës së 9-të shënoi fitore minimale 1:0 kundër Akademia Pandev, që asesi të rimer veten edhe me trajnerin Jugosllav Trençovski.
Golin e vetëm për FC Shkupin në këtë transfertë e realizoi i zakonshmi, Dembo Darboe në minutën e 79-të.
Dembo Darboe edhe njehere tjeter luan rolin e heroit te FC Shkupit
Dembo Darboe edhe njehere tjeter luan rolin e heroit te FC ShkupitAK. PANDEV – FC SHKUPI 0:1(D. Darboe 79')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 18 октомври 2020 г.
Fredi Alvarez mjaft mirë harkoi në zonën kundërshtare, ndërsa Dembo Darboe me kokë arriti që të mposhtë Alçevskin. Ky gol u tregua edhe si vendimtarë në tre pikëshin e rradhës për FC Shkupin, që në 9 xhirot e para ka tubuar 19 pikë, dy më pak se Shkëndija e venit të parë, që dje demoloi Vardarin në Shkup me rezultatin 5:1.
NDESHJET TJERA – Renova në Gostivar barazoi pa gola ndaj Pelisterit, duke vazhduar serinë e ndeshjeve pa fitore, ndërsa Struga Trim Lum regjistroi edhe një fitore tjetër, kësaj rradhe duke mundur fenerxhiun Bellasicën me rezultatin 3:0.
Plotë 7 gola u shënuan në Kratovë në ndeshjen midis Sileksit dhe Rabotniçkit, ku në fund fitorja u takoi vendasve, ndërsa fitore si vendas realizoi edhe Boreci, që me shifrat 2:1 mundi Makedonija Gj.P. Vlen të theksohet së që të tre golat në ndeshjen e zhvilluar në Veles, u shënuan në 5 minutat e fundit të takimit.