As Shkëndija, e as FC Shkupi, ja cila skuadër ka shënuar më shumë gola në 9 xhirot e para

E diela solli 5 takime të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor, me të cilat edhe zyrtarisht uli siparin kjo javë, në të cilën u realizuan 20 gola, apo mesatarisht nga 3.3 gola për ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja me më shumë gola rezultoi ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Rabotniçkit, gjithsej 7. Sileksi shënoi fitore 4:3, duke bërë që të jetë skuadra më efikase pas 9 xhirove të para.

Sileksi i Goran Simov ka shënuar 21 gola, apo 2.3 gola për ndeshje, ndërsa pas tyre me 20 gola të shënuar pason kryesuesja e renditjes, Shkëndija e Tetovës.

FC Shkupi i vendit të dytë rezulton skuadra e tretë me më shumë gola të shënuar, gjithsej 16, ndërkohë Makedonija Gj.P është skuadra e katërt dhe e fundit me numër dyshifror të golave, transmeton “infOSport.mk”.

Pjesa tjetër e skuadrave në këto 9 javë kampionat nuk kanë arritur ta kalojnë pragun e 10 golave.

Leave a Reply