Alvarez: Luajmë për fitore, duam vendin e parë

Pas përmbylljes së aktiviteteve të përfaqësueses së vendit në kuadër të Ligës së Kombeve, nga kjo fundjavë janë rikthyer edhe ndeshjet në kuadër të Ligës së Parë, ku në program është java e 9-të, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë u zhvillua të shtunën, me Shkëndijën që demoloi Vardarin me shifrat 5:1 midis Shkupit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në program janë edhe 5 takime tjera, përfshirë këtu edhe takimin në Strumicë midis Akademia Pandev dhe FC Shkupit.

Nga tabori i këtyre të fundit për faqen zyrtare të klubit ka folur mesfushori ofenziv nga Kosta Rika, Fredy Alvarez, i cili është shprehur optimist për duelin e radhës.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, ekipi vazhdon të jetë në formë të mirë. Padyshim se nuk ka ndeshje të lehtë dhe sidomos kur luan në terren mysafir. Por ne në të gjitha ndeshjet kemi shkuar për të marrë tri pikë, andaj edhe në këtë duel ndaj Akademija Pandevit kërkojmë pikë maksimale dhe të vazhdojmë luftën për  vendin e parë në tabelë” – është shprehur Alvarez.

Ndeshja Akademija Pandevi – Shkupi  luhet të dielën në stadiumin “Bllagoj Istatov”, me fillim në ora 14:30.

Leave a Reply