Argjentinasi Serxhio Aguero ka tërhequr vëmendjen e mediave në ndeshjen e mbrëmshme të skuadrës së tij, Mançester Siti përballë Arsenalit.
Aguero ka regjistruar mbrëmë rikthimin e tij në fushën e blertë, pas një dëmtimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.
Ylli i Sitit pati një paraqitje solide, por vëmendja për të shkoi në një dimension tjetër, pasi lojtari pati një qasje interesante me gjyqtaren anësore.Aguero pati disa fjalë për anësoren, por ato fjalë u përcollën me një prekje të çuditshme, duke bërë që sekuenca të shkojë virale në rrjetet sociale.
What’s Aguero at touching the line judge like that!! pic.twitter.com/yDAmgMKNiE
— liam Butterscotch (@liamjb23) October 17, 2020