PSZH rikthehet në krye të “Ligue 1”, demolon ekipin e Nim (VIDEO)

Paris Sen Zhermen pas startit të dobët dhe dy disfatave të njëpasnjëshme, ka rimarë veten, duke rreshtuar 5 fitore të njëpasnjëshme, që e rikthyen këtë skuadër në krye të renditjes në “Ligue 1”, njofton “infOSport.mk”.

Mbrëmjen e kaluar të besuarit e trajnerit Tushel mundën ekipin e Nim me rezultatin e thellë 4:0 në transfertë, ndërsa figurë qendrore doli të jetë ylli francez, Kylian Mbape që shënoi dy gola.

Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Alesandro Florenci dhe Pablo Sarabia.

Në këtë fitore të lehtë të PSZH-së, ndikoi edhe kartoni i kuq i futbollistit vendas, Loik Landre që në minutën e 12-të.

Me këtë fitore Paris Sen Zhermeni arriti në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Ren, skuadër kjo që zhgënjeu tifozët e saj pas barazimit 1:1 në transfertë ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Dizhon.

Leave a Reply