Vedat Muriqi është përfshirë në listën e 23 futbollistëve të përzgjedhur nga ana e trajnerit Simone Inzaghi për ndeshjen kundër Sampdorias, që në program është sot me fillim në ora 18:00, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja do të zhvillohet në Xhenoa, ndërsa në mungesë të sulmuesit kryesor, Çiro Imobile, sulmuesi nga Prizreni i Kosovës mund të jetë titullarë në këtë ndeshje, në të cilën Lacio do të kërkojë fitoren e dytë në edicionin e ri. Përveç Muriqit në listën e lojtarëve të grumbulluar bënë pjesë edhe i pazëvendësueshmi në portë, Thomas Strakosha.
Kujtojmë që Lacio në tre xhirot e para ka siguruar një fitore, një barazim dhe një humbje, derisa Sampdoria ka një fitore dhe dy humbje.
📋 Sono 2️⃣3️⃣ i calciatori biancocelesti convocati da mister #Inzaghi per #SampLazio!Powered by Orogel#CMonEagles 🦅
Публикувахте от S.S. Lazio в Петък, 16 октомври 2020 г.