Ibra shtang “zikaltërit” me dy gola të hershëm, Lukaku rikthen në lojë “zikaltërit” (VIDEO)

Milani dhe Interi në këto momente po luajnë derbin e javës së katërt në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Fillimi i takimit kaloi në regji të Zlatan Ibrahimoviç, i cili brenda 3 minutave shënoi dy herë në rrjetën e Handanoviç.

Golin e parë suedezi e realizoi në minutën e 13-të, kur përmirësoi goditjen e tij nga pika e bardhë, të cilën e kishte ndalur portieri “zikaltër”, i cili kapituloi para Ibrahimoviç edhe në minutën e 16-të.


GOLAT E PJESËS SË PARË, NDIQENI KËTU.


Këtë herë Ibrahimoviç shënoi nga afërsia falë pasimit perfekte të Leaos nga e majta.

Mirëpo që kjo ndeshje të vazhdojë të dhurojë emocione edhe në vazhdim, u përkujdes Romelo Lukaku me golin e shënuar në minutën e 29-të.

3 gola brenda 45 minutave të para nga super derbi milanez, nuk është edhe keq. Shpresojmë që gola të tjerë të ketë edhe gjatë pjesës së dytë që nis pas 15 minutave.

 

Leave a Reply