Aleksandar Vasoski nuk dinë për fitore në duelet ndaj Shkëndijës

Vardari dhe Shkëndija sot do të takohen për herë të 59-të në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.  Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy rival të mëdhenj, që viteve të fundit kanë dominuar në futbollin vendor, nuk vërehet ndonjë epërsi e madhe mes tyre, kur janë në pyetje fitoret.

22 fitore ka realizuar Vardari, 21 Shkëndija, derisa 15 ndeshje janë mbyllur me barazime.

Shkëndija është më dominuese viteve të fundit, ndërsa treguesi më i mirë për këtë është fakti se Vardari nuk dinë për fitore tashmë 3 vite. Plotë 12 ndeshje Vardari nuk ka shënuar fitore ndaj Shkëndijës, edhe atë në 8 ndeshje kampionale dhe 4 të Kupës.

E keni ditur ❓❓❓Aleksandar Vasoski asnjëherë nuk ka fituar në ndeshjet kundër Shkëndijës si trajner i Vardarit.

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Vlen të theksohet se në një agjërim të gjatë kur janë në pyetje fitoret ndaj Shkëndijës, është edhe trajneri Aleksandar Vasoski, i cili në 8 ndeshje sa e ka udhëhequr Vardarin, në 5 ndeshje ka barazuar, ndërsa në 3 të tjera ka pësuar disfata.

Mbetet të shihet cili do të jetë rezultati i sotëm përfundimtarë. “Kuqezinjtë” nga Tetova në Shkup vijnë për të vijuar ecurinë pozitive përballë një Vardari që pas disa viteve rivalitet, kësaj rradhe duket jashta luftës për titull.

Leave a Reply