
Drejtuesit e KB Peja, kanë bërë një punë shumë të mirë, teksa sot kanë njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me dy yjet e skuadrës, Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi, shkruan “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë nga tabori i skuadrës pejane kanë bërë përmes faqes zyrtare në “facebook”.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme KB Peja njoftoi për dy përforcime të reja.
Njëri prej tyre është Amel Kuljuhoviç, i cili luan në pozitën krah-qendër dhe është i gjatë 2.08 cm. Kuljuhoviç në basketbollin kosovar vjen nga kolegji Southern në NCAA, ndërsa basketbollisti tjetër që u prezantua sot përmes rrjeteve sociale nga ana e KB Pejës, është Sedin Karavdiç.
Bëhet fjalë për një basketbollist 25-vjeçar, i cili vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Promo Donji Vakuf, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe në Itali dhe Slloveni, aty ku edhe kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Kujtojmë ditë më parë KB Peja kishte angazhuar edhe Robert Cartwright, i cili luan në pozitën e fundorit dhe shquhet për talentin e tij, asistimet dhe lojën efikase.
Amerikani 23-vjeças së fundmi ishte pjesë e skuadrës së UC Irvine Anteaters, që garon në NCAA – MM.