Futbollisti i Bajernit të Munihut, Zherome Boateng me 10 dhjetor do të duhet të dalë para gjykatës, teksa akuzohet për dhunë ndaj ish-gruas së tij.
Bëhet fjalë për një ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2018. Boateng akuzohet për agresion, ndërsa duket se ndaj tij ekziston edhe një video e cila do të përdoret në gjykatë dhe që me siguri do t’i japë të drejtë ish-gruas së futbollistit.
Boateng rrezikon deri në pesë vite burg, megjithatë pritet që t’ia hedhë duke paguar një gjobë të majme e në këtë formë mund të mbajë lirinë e tij dhe të vazhdojë të ushtrojë profesionin e futbollit.