E shtuna në futbollin vendor do të sjellë super derbin Vardari-Shkëndija, ndeshje kjo që do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja skuadrat vitet e fundit kanë dominuar futbollin vendor, ndërsa edhe pse në rolin e mysafirit Shkëndija llogaritet si favorite në këtë përballje, edhe përkundër një mungese shumë të rëndësishme që do të ketë për këtë ndeshje.
Trajneri Ernest Gjoka për ndeshjen e nesërme nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit dhe liderit të skuadrës, Egzon Bejtullai, i cili u lëndua në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës, e zhvilluar me 8 tetor në Shkup.
Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën në ndeshjen kundër rivalit të madh, ndërsa për 11-shen që do të zbres në fushë, trajneri Gjoka me siguri se do të vendos vetëm para ndeshjes që starton nesër në ora 14:30.