Sikur të mos mjaftonin mungesat e 6 futbollistëve të prekur nga COVID-19, skualifikimi i Sensit dhe mungesa e Vecinos për arsye dëmtimi, telashet shtohen edhe më shumë për Antonio Konten në prag të derbit të Madoninës ndaj Milanit.
Mediat kiliane raportojnë se dëmtimi muskular që pësoi Aleksis Sançez në fund të sfidës mes Kilit dhe Kolumbisë do ta mbajë atë jashtë fushave për disa javë.
Një lajm i këtillë ende nuk është konfirmuar nga klubi ‘zikaltër’, me Sançezin që mëngjesin e sotëm iu nënshtruar disa analizave të detajuara për të kuptuar problemin që mund të ketë.
Nëse gjithçka konfirmohet, atëherë mungesa e Sançez në derbi dhe gjatë ndeshjeve në vazhdim do të jetë një problem i madh për Interin. Kujtojmë edhe vitin e kaluar Interi kishte humbur për 3 muaj Sançezin, pas një dëmtimi që e kishte përsuar sërish me Kilin gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.