Skuadra kampione e Anglisë, Liverpulli gjatë kësaj vere pagoi rreth 45 milionë euro në arkat e Vulverhemptonit për të marrë shërbimet e sulmuesit portugez, Diogo Jota, teksa trajneri i të “kuqve” nga Enfilld Roud, Jurgen Klop pritet të trokasë sërish në janar në dyert e klubit nga Uest Midlands.
Kjo pasi tekniku gjerman duket i fiksuar për të sjellë te Liverpulli mesfushorin anësor Adama Traore, i cili ka spikatur me fanellën e Vulverhemptonit gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka tërhequr vëmendjen mbi të gjitha me shpejtësinë e tij.
Spanjolli 24-vjeçar është një futbollist që mund të luajë qoftë si mbrojtësi krahu, qoftë si sulmues krahu dhe pikërisht për këtë arsye Klop është gati të kënaqë pretendimin prej 50 milionë eurosh të drejtuesve të Vulverhemptonit dhe të sjellë Traoren në “Enfilld Roud”.