Disfata nga Maqedonia e Veriut në Shkup, si duket kishte lënë jo pak pasoja te futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët nuk mund të jepnin më të mirën nga vetja në përballjen e rradhës kundër Sllovenisë, që e zhvilluan vetëm 3 ditë më pas.
Kosova u mposht edhe nga Sllovenia në Prishtinë, ndërsa kjo disfatë nuk ishte përjetuar aspak mirë nga futbollistët “dardan”.
Madje gazetari i njohur sportiv nga Kosova, Agim Kasapolli, ka zbuluar edhe një ngjarje të shëmtuar të ndodhur në dhomat e xhveshjes pas përfundimit të takimit.
Ai gjatë emisionit “Pressing” në TV7 ka zbuluar se Valon Berisha dhe Edon Zhegrova janë përleshur në dhomat e zhveshjes, ndërsa që të dy këta futbollistë së bashku edhe me Arbër Zenelin më pas munguan në ndeshjen e 14 tetorit kundër Greqisë.