Caktohen arbitrët e javës së 9-të, ja kush do drejtojë derbin Vardari-Shkëndija

Java e 9-të në elitën e futbollit vendor do të sjellë me vete derbin midis Vardarit dhe Shkëndijës, dy skuadra këto që vitet e fundit kanë dominuar në futbollin tonë. Megjithatë ky edicion gjeti një Vardar të dorëzuar përballë një Shkëndije që vazhdon me të njëjtin sponzor, dhe me ambiciet e njëjta, titullin kampion.

Ndërkohë tashmë është mësuar edhe emri i arbitrit që do të ndajë drejtësinë në këtë super përballje, transmeton “infOSport.mk”.

Është Marjan Gocevski nga Strumica që ka marrë besimin e personave delegues, për të drejtuar këtë ndeshje, që zhvillohet të shtunën në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 14:30.

Në të njëjtën kohë të dielën do të zhvillohen edhe 5 takimet e tjera. Ndeshjen në Strumicë midis Akademia Pandev dhe FC Shkupit do ta drejtojë Marjan Eckoski nga Ohri, Igor Stojçevski së bashku me ndihmësit e tij, Kushtrim Lika dhe Darko Vidiniq do të jetë kryesori në përballjen midis Renovës dhe Pelisterit që do të zhvillohet në Gostivar, ndërkohë Aleksandar Stavrev do të gjykojë ndeshjen midis Struga Trim Lumit dhe Bellasicës.

Arbitri tjetër me shenjën e FIFA-s, Dimitar Meçkarovski do të gjykojë takimin midis Borecit dhe Makedonija GJ.P në Veles, ndërkohë Vasko Mavrov nga Strumica do të jetë kryesori i takimit midis Sileksit dhe Rabotniçkit në Kratovë.

Leave a Reply