Besart Ibraimi vazhdon të mbajë epitetin e mbretit të golave në futbollin vendor, ndërsa kjo ka bërë që në repertoarin e bomberit kërçovarë të bëjnë pjesë thuajse të gjitha skuadrat ndaj të cilave ka luajtur, njofton “infOSport.mk”.
Janë të rralla ato skuadra ndaj të cilave Ibraimi nuk ka shënuar të paktën një gol, ndërsa kur është në pyetje rivali nga Shkupi, Vardari, numri 7 i Shkëndijës në 16 ndeshje ndaj kësaj skuadre ka realizuar 9 gola.
Nesër Ibraimi ndaj Vardarit do të kërkojë golin e 10-të jubilar.
Ndryshe sulmuesi me origjinë nga Kërçova më së shumti gola i ka shënuar FC Shkupit, gjithsej 14 gola, ndërsa numra dyshifror të golave ka arritur edhe ndaj skuadrave si, Sileksi (11 gola), KF Renova (11), Rabotniçki (10) dhe Bregallnica Shtip (10), transmeton “infOSport.mk”.
Pas 8 xhirove të para në edicionin e ri, Besart Ibraimi numëron 7 gola, ndërsa listës së golashënuesve për momentin i prinë sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe me 9 gola të shënuar.