Alarm tek Juventusi. Shtatë futbollistë të “Zonjës së Vjetër” po heton nga Prokuroria e Torinos, pasi akuzohen se kanë thyer rregullat e izolimit dy javë më parë, pra para ndeshjeve të ekipeve kombëtare.
Klubi torinez hyri në izolim atëherë sepse dy anëtarë të stafit teknik rezultuan pozitiv me Covid-19.
Rodrigo Bentakur, Huan Kuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Kristiano Ronaldo u larguan nga hoteli ku ishte akomoduar ekipi. Lojtarët shkuan për të luajtur me ekipet e tyre përfaqësuese, ndërsa Xhanluixhi Bufon shkoi në shtëpi.
Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, futbollistët e lartëpërmendur do të gjobiten nga Prokuroria e Torinos nëse shpallen fajtorë.