12 gola në 6 ndeshje, Mirlind Daku i Ballkanit nuk njeh limite

Ballkani i Arsim Kabashit vazhdon të dhurojë spektakël në Superligën e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, ka siguruar një tjetër fitore në kampionatin elitarë të Kosovës, duke mposhtur Arbërinë në udhëtim me rezultat 4:2.

Edhe në këtë përballje, protagonist absolut ishte bomberi Marlind Daku, i cili realizoi një tjetër dopietë duke u ngjitur në kuotën e 12 golave në 6 ndeshje.

Ecuri e frikshme kjo e sulmuesit të përfaqësueses U21 të Kosovës, teksa ndjekësi më i afërt i tij në listën e golashënuesve është Greca me vetëm 3 gola.

Leave a Reply