Konor McGregor do të rikthehet sërish në ring në një ndeshje kundër Dustin Poirier. Lajmin e ka konfirmuar vetë luftëtari përmes një postimi në “Twitter”. Kujtojmë që negociatat mes presidentit të UFC, Dana Uajt dhe irlandezit kishin filluar që muajin e kaluar dhe mesa duket gjithçka ka shkuar mirë.
“E pranoj, më 23 janar unë jam gati! Objektivi im është që ta shikoj këtë ndeshje në “Cowboy Stadium”. Jerry Jones është një miku im dhe stadiumi mund ta përballojë tifozerinë tonë. Unë do të jem gati për Teksasin dhe Teksasi do të jetë gati për fansat e mi. Më pas Manny”, – shkruan McGregor në postimin e tij.
I accept, Jan 23rd is on!
My goal is to see this fight take place in Cowboy stadium. Proper Style! Jerry Jones is a friend and the stadium can hold our crowd. I will be ready for Texas and Texas will be ready for my fans!
Then Manny. #McGregorSportsandEntertainment— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) October 14, 2020
Fjalët e 32-vjeçarit janë pritur shumë mirë nga fansat e tij dhe jo vetëm. Madje ai ka “thumbuar” edhe rivalin e tij, Manny Pakuao, pasi kërkon një sfidë me të pas kësaj ndeshjeje. Gjithsesi fillimisht Konor duhet të mposhtë luftëtarin amerikan, i cili e ftoi në duel. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë, prandaj ne na duhet të presim deri në 23 janar të vitit të ardhshëm. (abcnews.al)