Janë zbuluar vazot për eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.
Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë bëjnë pjesë në vazon e katërt, ndërkohë Kosova në vazon e pestë.
Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që janë të sigurta në vazon 4, bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Gjeorgjia, Izraeli dhe Bjellorusia, por edhe Luksemburgu, që ende nuk e ka të sigurtë një vend në këtë vazo, pasi ka gjasa që të bie edhe në vazon e 5-të, teksa Armenia dhe Qipro pretendojnë për ti zënë vendin.
Pikërisht Armenia dhe Qipro janë kombëtaret e përzgjedhura në vazon 5, së bashku edhe me Kosovën, Ishujt Faroe, Estoninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin Lituaninë, Letoninë dhe Andorrën.
“Dardanët” nuk mund të jenë në të njëjtin grup me Rusinë, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, si dhe me ekipet që janë në të njëjtën vazo.
Duhet ta dini:
(Kombëtaret e nënvizuara më ngjyrë të gjelbërt janë të sigurta në vazot e tyre, derisa ato me ngjyrë hyri dhe të bardhë mund të ndryshojnë vazo, në varësi nga rezultatet që do i arrijnë deri para fillimit të ciklit eliminatorë “Qatar 2022”)