Ylli i Ren, Kamavinga shkruan historinë me Francën, thyen një rekord 110-vjeçar!

Mesfushori i talentuar francez, Eduardo Kamavinga, ka shkruar historinë me kombëtaren e Francës, teksa ka thyer një rekord të vjetër 110-vjeçar.

Ylli i Ren është bërë futbollisti i parë që nga viti 1910 që luan tre ndeshje për Francën para se të mbushë 18-vjet.

Ky rekord, mbahej nga Daniel Mercier dhe për plot 110 vite, asnjë futbollist poshtë 18-vjeç nuk kishte arritur të luante tre ndeshje për kampionët në fuqi të Botës, madje as vetë supertalenti i PSZH-së, Kylian Mbape.

Një arritje e jashtëzakonshme për mesfushorin e talentuar, i cili pritet të shndërrohet në një lider në mesfushën e kombëtares franceze.

 

Leave a Reply