Mesfushori i Frajburgut dhe Shqipërisë, Amir Abrashi ishte futbollisti që spikati më së shumti në ndeshjen ndaj Lituanisë, sfidë që përfundoi me rezultatin 0:0.
Lojtari veteran i ekipit kuqezi fitoi të gjitha duelet në mesfushë me rivalët “balltikë”. Sipas “Sofa Score”, ai u vlerësua me notën 8.1.
30-vjeçari kreu 5 ndërhyrje të sakta, ia doli në 3 tentativat për driblim si dhe realizoi 2 pasime kyçe dhe 3 topa të gjatë.
“Pitbulli” i Shqipërisë konfirmoi sërish rëndësinë dhe peshën që ka për ekipin kombëtar.
Më poshtë keni statistikat e Amir Abrashit ndaj Lituanisë sipas “Sofa Score”: