Pasi mbrëmë Maqedonia e Veriut mbylli ciklin e ndeshjeve të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, tashmë vëmendja në futbollin vendor do të përqëndrohet edhe tek ndeshjet e Ligës së Parë, që këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 9-të, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse nuk ka ndoshta atë bukurinë e vërtetë, megjithatë ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndijës do të marrë e gjithë vëmendjen e kësaj jave. Skuadra tetovare këtë edicion është dukshëm kundërshtarë më i fortë se Vardari, megjithatë një gjë të tillë djemtë e Ernest Gjokës do të duhet ta dëshmojnë edhe në fushën e blertë në arenën “Todor Proeski”.
Ndeshja në fjalë në program ështe ditën e shtunë (17 tetor) me fillim në ora 14:30.
NDESHJET TJERA – Ndërkohë në po të njëjtën kohë të dielën do të zhvillohen edhe 5 takime të tjera. FC Shkupi që po bënë mirë këtë edicion do të jetë mysafir i Akademia Pandevit. Herën e parë të këtij edicioni skuadra nga Çairi ishte rikthyer me pikë të plota pas fitores 2:0 ndaj Bellasicës.
Fitoren si oblgative e ka Renova e Bujar Islamit, që në Tetovë do të mirëpret Pelisterin, Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i Bellasicës, ndërkohë edhe dy ndeshjet e fundit pritet të jenë shumë interesante, pasi në Kratovë Sileksi do të ndajë mejdanin me Rabotniçkin, derisa në Veles, Boreci do të mirëpret Makedonija Gj. P e Zhikica Tasevskit, që pas 8 xhirove të para me 16 pikë ndanë pozitën e dytë në renditje bashkë me FC Shkupin, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë lidere është Shkëndija e Tetovës me 18 pikë të grumbulluara deri më tash.
LPFMV – Java 9 |
||||||||||||||||||
|