
Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë regjistroi barazimin e dytë në Ligën e Kombeve, krahas edhe dy humbjeve që ka pësuar në sezonin e ri të këtij kompeticioni, shkruan “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në kuadër të grupit 3 të Ligës “C”, ekipi dardan barazoi pa gola në udhëtim te Greqia.
Pavarësisht rasteve nga të dyja taboret rrjetat pushuan, teksa vlen të përmendet se portieri i Kosovës, Aro Muriç, gjatë pjesës së parë priti një penalti.
Për dallim nga ndeshja në Athinë që u mbyll me rrejta të paprekura, Sllovenia në anën tjetër demoloi Moldavinë në udhëtim, duke e mundur me rezultatin 4:0.
Falë kësaj fitore sllovenët i prijnë grupit me 10 pikë, dy më shumë se Greqia e vendit të dytë, derisa Kosova me vetëm 2 pikë renditet si e treta në grup, duke lënë pas vetes Moldavinë.
Liga e Kombeve, Grupi 4 – Liga C | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Renditja Tabelare | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
(Vetëm ekipi i vendit të parë siguron kualifikimin në fazën “play-off”)