Numri i të prekurve në “Serie A” sa vjen e shtohet, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka qenë skuadra e Parmës që ka zbuluar se në rradhët e tyre ka pozitiv me “Covid 19”.
Klubi nga “Enio Tardini” përmes një komunikate, bëri me dije se janë katër anëtarë të saj janë infektuar, mirëpo pa saktësuar nëse bëhet fjalë për futbollistë, pjesëtarë të stafit apo punonjës të tjerë në klub.
Ndërkohë ditën e sotme edhe nga tabori i Sasuolos kanë njoftuar për një futbollist të infektuar. Fjala është për Jeremy Toljan, i cili tashmë ndodhet në izolim.
Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka simptoma.