Kombëtarja e Ukrainës ka bërë një surprizë të këndshme sonte, teksa mundi Spanjën me rezultatin minimal 1:0 në një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm në ndeshjen e grupit 4 të Ligës “A”, që u zhvillua në Kiev e realizoi rezervisti Viktor Cigankov në minutën e 76-të.
Në këtë mënyrë ukrainasit që luajtën me shumë mungesa, iu hakmorrën në një farë mënyrë Spanjës për atë disfatë 4:0 të tokën “iberike”, duke ju shkaktuar këtyre të fundit disfatën e parë dhe njëkohësisht duke ju ndërprerë serinë prej 14 ndeshjeve pa disfatë.
🇺🇦🆚🇪🇸 Andriy Shevchenko & Luis Enrique go head-to-head…
Did you see these greats play?#NationsLeague pic.twitter.com/ucEFUuECxU
— UEFA Nations League (@EURO2020) October 13, 2020
Kjo fitore ishte e para në përgjithësi për Ukrainën në ndeshjet kundër Spanjës.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Gjermania dhe Zvicra në Këlln barazuan me shifrat 3:3. Ky barazim i Gjermanisë ju mundësoi ukrainasve që të barazohen me pikë, që të dyja këto kombëtare kanë nga 6 pikë dhe janë në ndjekje të Spanjës që ka 7 pikë në pozitën e parë.