Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të mirëpret Gjeorgjinë në kuadër të grupit 2 të Ligës “C” në Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Ky takim është shumë i vlefshëm për të dyja përfaqësueset, pasi ekipi fitues do të krijonte epërsi në pikë dhe do të merrte kryesimin. Kjo nënkupton se sonte në Shkup do kemi një “luftë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, edhe përkundër mungesave të shumta në të dyja taboret.
“Sigurisht se ata që janë këtu do të japin maksimumin. Kjo është ndeshja e tretë për ne në këtë periudhë, e dimë se takimi me Kosovën sa na harxhoi energji si fizikisht ashtu edhe në aspekt psiqik. Megjithatë jemi gati nesër të dalim dhe të fitojmë ndeshjen. Ne që jemi këtu gjithë konkurojmë për 11-shen e parë. Është një rritëm i ngjeshur dhe nuk mund gjithë takimet ti fitojmë, ashtu është futbolli. Qëllimi ynë nesër është të fitojmë dhe të qëndrojmë në hap për të përfunduar në vendin e parë në grup“, – deklaroi kapiteni Goran Pandev.
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Gjeorgjisë luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:45 minuta.