Nejmar me “tripletë” ndihmoi Brazilin dhe parakaloi fenomenin Ronaldo (VIDEO)

Brazili ka shënuar një fitore jo edhe aq të lehtë në udhëtim te Peru, duke mbajtur hapin me Argjentinën, dy kombëtare këto që në dy xhirot e para kanë regjistruar po aq fitore, njofton “infOSport.mk”.

Brazili shënoi fitore 4:2 në udhëtim, ndërsa figurë qendrore e tyre doli të jetë ylli i PSZH-së, Nejmar që realizo “hat-trik”.

Në këtë mënyrë Nejmar, përveç që ndihmoi Brazilin për të marrë 3 pikët e plota, arriti edhe të tejkalojë fenomenin Ronaldo, kur janë në pyetje golat e shënuar me fanellën e kombëtares braziliane.

Falë “tripletës” ndaj Perusë, Nejmar arriti në kuotën e 64 golave, dy më shumë se Ronaldo, i cili tashmë ka zbritur në pozitën e tretë në listën e përjetshme, të cilën e kryeson pele me 77 gola.

Ndryshe sa i përket vetë takimin kundër Perusë, Brazili në dy raste ishte në disavantazh, por falë golave të Nejmar dhe Riçarlson arrinte të barazonte, që më pas në minutat 83 dhe 94 Nejmar të shtojë edhe dy gola të tjerë për fitoren përfundimtare të Brazilit.

NDESHJET E TJERA – Paraguai ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2022, pasi mundi minimalisht 1:0 Venezuelën në transfertë. Gimenez, pesë minuta para fundit të ndeshjes shënoi golin e triumfit për skuadrën e tij, që mban vendin e katërt me po kaq pikë.

Mbi ta është Kolumbia, që barazoi 2:2 me Kilin. Falkao i hoqi mundësinë e fitores skuadrës vendase, që kryesonte deri në minutën e 91-të. Për Kilin kishin shënuar Vidal dhe Aleksis Sançez, ndërsa ndeshjen e kishte zhbllokuar Xheferson Lerma.

Leave a Reply