Juventusi ka fituar me rezultat zyrtarë 3:0 ndeshjen kundër Napolit, që duheshe të zhvillohet me 4 tetor. Në atë ndeshje të paraparë të zhvillohet në stadiumin “Alianc Arena’ të Juventusit, mysafirët nga Napoli nuk ishin paraqitur në fushë, pasi nuk ishin të lejuar të udhëtonin drejt Torinos nga prefektuara e Napolit, që kishte detyruar izolimin e skuadrës së trajnerit Xhenaro Gatuzo.
Pavarësisht se dihej se Napoli nuk do të udhëtonte shkaku i urdhrave të prera, Federata e Futbollit të Italisë nuk kishte anuluar ndeshjen, me ç’rast futbollistët e Juventusit ishin paraqitur në fushë.
Vendimi për rezultatin e kësaj ndeshje kishte përfunduar në Gjykatën Sportive, e cila sot ka vendosur në favor të Juventusit.
‘Zonja e Vjetër’ e fiton 3:0 ndeshjen, ndërsa Napoli penalizohet me minus një pikë, shkaku i mos paraqitjes në atë ndeshje.