Përfaqësuesja e Kosovës luan sonte ndeshjen e tretë brenda gjashtë ditësh. Pas dy humbjeve nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, “Dardanët” do të përballen edhe me një kombëtare tjetër nga Ballkani, këtë herë me Greqinë në Athinë, në kuadër të grupit 3 të Ligës “C” në Ligën e Kombeve.
Mirëpo në prag të këtij takimi seleksionuesi i Kosovës, Bernard Çallandes, po has në shumë probleme, pasi ka plotë 10 mungesa, përfshirë këtu edhe tre të fundit, Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, që nuk ndjeheshin mirë dhe vendosën të mos udhëtojnë fare për në Athinë.
E gjithë kjo situatë e krijuar, shton dilema se kujt do t’ia besojë Bernard Çallandes vendin e titullarit.
Portieri Aro Muric, pavarësisht skandalit që u përfol, pritet të startojë nga fillimi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të rikthehet si titullar Mërgim Vojvoda, kurse Florent Hadergjonaj mund të lëvizë si anësor.
Në mesfushë nga minuta e parë mund të startojë edhe Florian Loshaj, bashkë me Anel Rashkaj, që pritet të jenë një urë lidhëse mes mbrojtjes dhe mesfushës, aty ku më të avansuar do të veprojnë Celina dhe Lirim Kastrati, që do të mundohen të ndihmojnë edhe në sulm, Elbasan Rasanin, që do të marrë besimin këtë herë para Atdhe Nuhiut.
Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-2-3-1): Muriç: Vojvoda, Dresheviç, Aliti, |
Paqarada: Loshaj, Rashkaj: Hadergjonaj, Celina, Lirim Kastrati: Rashani. |