Shqipëria me fillim në ora 18:00 në “LFF Stadium” në Villnus do të përballet me Lituaninë, ndaj së cilës kombëtare do të kërkojë hakmarrje për disfatën e shtatorit në Tiranë, njofton “infOSport.mk”.
Trajneri Edi Reja tashmë ka zbuluar formacionin, ndërsa për herë të parë titullarë do të luaj edhe kumanovari, Taulant Seferi.
Është ky një super lajm për sulmuesin e talentuar të Jang Bojs, i cili në vijën ofenzive do të vepërojë bashkë me futbollistin e Çelzit, aktualisht i huazuar te Viteshe, Armando Broja.
Kjo dyshe do të ketë edhe ndihmën e Lenjanin në vijën sulmuese, aty ku Shqipëria pritet të jetë më aktive dhe të kërkojë golin që në fazën e hershme.
Pas kësaj treshe do të qëndrojë Amir Abrashi, ndërsa në qendër të mesfushës do luajnë Keidi Bare dhe Qazim Laçi.
Edhe pse u paralajmëruan ndryshime në mbrojtje, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe para portierit Etrit Berisha do të rreshtohen Frederi Veseli në të djathtë, Marash Kumbulla në të majtë, ndërsa në qendër do të luajnë Berat Gjimshiti dhe Kastriot Dermaku.
Formacionet ZyrtareLITUANI – SHQIPËRI
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 14 октомври 2020 г.