Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, pati një rast flagrant në sfidën e sotme ndaj Lituanisë, ku i vetëm përballë portierit pas asistit të Veselit, nuk arriti të realizonte duke shpërdoruar. Ai pas përfundimit të ndeshjes foli për “SuperSport”, ku
“Jam shumë i mërzitur. 100% e kemi merituar fituar. Kemi fituar çdo duel në fushë. Fati nuk na deshi. Jam i mërzitur, u kërkoj falje të gjithë çunave. Mendoj se kam bërë një super paraqitje, ishte ndeshja ime e parë si titullar dhe besoj shumë në veten time se në të ardhmen do të vijnë shumë gola për Kombëtaren. Besoj që Kombëtarja është duke shkuar në rrugë të mirë” – u shpreh fillimisht Seferi, i cili foli edhe për rastin e penaltisë.
“Ishte 100 % penallti ajo, topi po shkonte drejt portës, do futej gol. Gjykimi ka qenë katastrofik. Nuk ka qenë në favor tonin. Prandaj them që 100% e kemi merituar fitoren, nuk na deshi fati. Kam 2 vite që luaj sulmues qendre, ky pozicion po më përshtatet më shumë”, u shpreh Seferi për “Supersport”.