Kosova i ka marrë një pikë Greqisë në Athinë, duke barazuar pa gola dhe duke i’a komplikuar gjërat skuadrës “helene” në garën për pozitën e parë në grupin 4 të Ligës “C”, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e Çallandes luajtën një super ndeshje, duke krijuar disa raste shumë të mira për gol, mirëpo që nuk dhanë rezultatin e duhur.
Rastin më të mirë për “Dardanët” e pati Leart Paqarada gjatë pjesës së dytë, ndërkohë në anën tjetër grekët rastin më të mirë për gol e patën gjatë pjesës së parë, kur Bakasetas nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë.
Great performance from Aro in the first half. Hope to see him get the clean sheet that he deserves.#GREKOS #ArijanetMuric pic.twitter.com/KprE9X3PnL
— Kosovo Football News 🇽🇰 (@KosovanF) October 14, 2020
Ishte Muriç ai që priti goditjen e futbollistit grek, duke i mundësuar në këtë mënyrë Kosovës që nga Athina të rikthehet e pamposhtur.
Ishte ky vetëm barazimi i dytë për Kosovën në kuadër të grupit 4, ku gjithashtu ka regjistruar edhe dy disfata.
Me vetëm dy pikë, Kosova mban pozitën e 3-të në renditje, ndërkohë Greqia me 8 pikë mban pozitën e dytë. Grupin e kryeson Sllovenia me 10 pikë, pasi sonte mundën 4:0 Moldavinë.