Gjermania dhe Zvicra kanë dhuruar spektakël sonte në Këlln, teksa barazuan 3:3 në ndeshjen e vlefshme të Ligës “A” në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Joakim Lëv arriti që të kthehet në lojë edhe përkundër disavantazhit prej dy golave që kishte, dhe disavantazhit të dytë, kur Zvicra avansonte me rezultatin 3:2.
Mysafirët kaluan në epërsi vetëm pas 5 minutave lojë me anë të Gavranoviç, ndërsa në minutën e 26-të Freuler dyfishoi epërsinë e Zvicrës në 2:0.
Shpresat e gjermanëve i riktheu sulmuesi i Çelzit, Timo Verner në minutën e 28-të, kur shënoi për 1:2, rezultat ky i pjesës së parë.
🇩🇪⚽️ Werner
🇩🇪⚽️ HavertzChelsea duo doing the business 👊#NationsLeague pic.twitter.com/i3CvXLtWQ5
— UEFA Nations League (@EURO2020) October 13, 2020
Vetëm pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë shoku i skuadrës te Çelzi i Verner, Kai Havertz arriti që të barazojë rezultatin në 2:2.
Ishte ky goli i parë i shënuar në pjesën e dytë në këtë përballje, që paralajmëroi edhe dy gola të tjerë të shpejtë brenda 5 minutuave.
🇨🇭Remo Freuler beats Neuer to double Switzerland's lead!#NationsLeague pic.twitter.com/4Ee5DK6pzK
— UEFA Nations League (@EURO2020) October 13, 2020
Gavranoviç sërish kaloi në epërsi “helvetët” në minutën e 57-të, ndërkohë në të 60-tën, Gnabri sërish barazoi për “pancirët”, të cilët në këtë mënyrë arritën të marrin një pikë nga kjo super përballje.
Me këtë barazim Gjermania mbetet në pozitën e dytë në grupin 4 të Ligës “A”, duke mos shfrytëzuar disfatën e Spanjës nga Ukraina. Spanjollët kryesojnë renditjen me 7 pikë, para Gjermanisë dhe Ukrainës që kanë nga 6 pikë.