Tirana nuk ka të ndalur në merkato, teksa së fundmi me kampionët e Shqipërisë, ka firmosur Riçard Danso. Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë drejtuesit e klubit “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare, duke njoftuar se me reprezentuesin e U23 të Ganës kanë nënshkruajtur kontratë 4-vjeçare.
Sulmuesi 20-vjeçar i krahut i është bashkuar menjëherë Tiranës, duke kryer edhe stërvitjen e parë nën urdhërat e trajnerit Egbo.
Danso te Tirana vjen nga rradhët e skuadrës ganeze të ËAFA SC, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe në Tunizi me skuadrën e ES Sahel dhe në SHBA, me ekipin e North Texas SC.