Shpresat e përfaqësueses së Kosovës në futboll, sot në Prishtinë doë të mirëpresin moshatarët e tyre të Andorrës, në ndeshjen e vlefshme për Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Megjithatë në prag të këtij takimi, trajneri Rafet Prekazi po has në shumë probleme, pasi nuk do të mund të llogarisë në plotë 6 futbollistë.
4 prej tyre dolën pozitiv me “Covid 19”, edhe atë kapiteni Eris Abedini, portieri Florian Smakiqi, si dhe dy futbollistët tjerë, Lirim Kastrati dhe Kreshnik Hajrizi.
Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi përveç mungesës së tyre, janë edhe Arbenit Xhemajli dhe Liridon Balaj, që nuk do jenë në gjendje për të ndihmuar Kosovën U21, si pasojë e lëndimeve që pësuan në stërvitje.
Ndeshja Kosovë U21 – Andorrë U21, do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 19:00.