Milot Rashica rikthehet në stërvitje me Verder Bremenin

Milot Rashica pas një pauze prej më shumë se një muaj është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Verder  Bremenit. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur nga klubi gjerman përmes rrjetit social “Twitter”, ndërsa prezenca e yllit kosovar me siguri se do të jetë edhe në dobi të vetë skuadrës nga Bremeni që në 3 xhirot e para të sezonit të ri në Bundesligë, ka tubuar 6 pikë, duke u renditur në pozitën e 7-të.

Rashica ka munguar në të gjitha 3 ndeshjet e para të Verder Bremenit në Bundesligë, ndërsa gjithashtu nuk arriti të ndihmojë edhe përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen më të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, por gjithashtu edhe kundër Sllovenisë dhe Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë Kosova pa Rashicën, por edhe pa Muriqin dhe Rrahmanin humbi në Shkup 2:1 nga Maqedonia e Veriut, ndërsa humbi gjithashtu edhe kundër Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për edicionin e ri në Ligën e Kombeve, aty ku nesër do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të tetorit kundër Greqisë në Athinë.

Leave a Reply