Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha edhe përfundimisht është larguar nga Asutralia, dhe i është rikthyer futbollit europian, aty ku edhe krijoi identitetin e tij prej futbollisti, njofton “infOSport.mk”.
33-vjeçari ka vendosur të rikthehet në futbollin zviceran, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij me skuadrën e Lozanës.
Ai tashmë ka vendosur të veshë fanellën e Ksamaksit, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë.
Kanë qenë vetë “kuqezinjtë” e Ksamaksit, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kanë konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bashën.
Shqiptari nga Suhareka së fundmi me skuadrën e Melburn Viktori u aktivizua në 29 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola. Ai ndeshjen e fundit zyrtare e kishte zhvilluar më 12 gusht, ndërsa tashmë si futbollistë i lirë vendosi të rikthehet në futbollin zviceran, aty ku para 4 viteve luante me Lucernën, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe pjesën më të madhe të karrierës së tij, Basha e kishte kaluar në Itali, duke luajtur edhe në “Serie A” me Torinon dhe Atalantan. Ai numëron plotë 51 ndeshje në futbollin elitarë të Italisë, teksa 218 ndeshje në “Serie B”, duke pasur parasysh se kishte luajtur me skuadra si Komo, Frosinone, Bari, Rimini, Lukeze, etj.
Ndryshe gjatë karrierës së tij të bujshme, Basha ka luajtur edhe në Greqi me skuadrën e Aris, ndërsa me kombëtaren shqiptare numëron 33 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.